Prova më e madhe ndaj covid, 140 mijë spektatorë bëhen bashkë per Formula 1

Pas më shumë se një viti, autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe pritet që muajin e ardhshëm të përballen me sprovën më të madhe të ekspozimit ndaj Covid-19, që prej fillimit të pandemisë.Çmimi i Madh i Britanisë në Formula 1, do të ketë të pranishëm 140 mijë spektatorë, me kapacitet të plotë.

Gara e Silverstone do të mbahet më 19 korrik, kur është parashikuar që kryeministri Boris Johnson t’i japë fund të gjithë kufizimeve ndaj koronavirusit.Në Skoci është ngritur alarmi për shtimin e rasteve të reja, të cilat po lidhen me pjesëmarrjen e tifozëve në stadium gjatë Kampionatit Europian. Dy të tretat e rasteve të reja janë meshkuj.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.