Spikeri i një televizioni në Zambia ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve duke thënë se se nuk ishte paguar nga redaksia.Sipas mediave të huaja, të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në Neës TV KBN (Kenmark Broadcasting Netëork) ndërsa bëri një akuzë të papritur në transmetim.Duke marrë frymë thellë, Kalimina filloi duke thënë: “Unë punoj për lajmet, zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Ne nuk jemi paguar”, duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për KBN TV.
Pasi Kalimina bëri deklaratën e tij në një transmetim Live, pjesa e drejtpërdrejtë që e tregonte atë në studio u pre në montazhin e hapjes për kanalin e lajmeve.
