Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës! Ky është 20-vjeçari që u vra nga plumbat e biznesmenëve në Velipojë

Personi që shihni në foto është 20-vjeçari Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në masakrën me armë në Velipojë. 20-vjeçari kishte nisur dje ditën e parë të punës në hotelin e familjes Gocaj, por rezultoi se dita e parë do të ishte edhe e fundit për të. Mësohet se i riu nga Bahçallëku i Shkodrës nuk e kishte babain dhe të gjithë e thërrisnin Jetim.Trupi i tij i pajetë u gjet në rërë bashkë me ato të tre persona të tjerë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj. Ngjarja e mbrëmshme që ka tronditur të gjithë vendin mësohet të ketë nisur për shkak të vendosjes së çadrave dhe shezlongëve në plazh.


Dita e parë dhe e fundit, fotoja e 20 vjeçarit të vrarë i veshur si shef kuzhine

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.