Taksistët zihen me sopatë për klientelën/Një i plagosur niset me urgjencë drejt Tiranës

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një konflikt që ka përfunduar me plagosjen e një personi, ka përfshirë dy taksistë në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës. Sipas raportimeve sherri ka ndodhur për një kliente. I plagosur ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha dhe sipas informacioneve nga bluzat e bardha, atij i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë. Autor i ngjarjes është Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë. Viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:


Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.