Një person ka mbetur i plagosur sot si pasojë e një konflikti në lagjen nr.4 të qytetit të Pogradecit. Burimet paraprake nga policia thanë se konflikti ka ndodhur për motive banale, ndërsa dy personat e konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur ku sherri ka agravuar në përdorimin e mjeteve sendeve të forta thika e shishe birre . Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë së Pogradecit.
Njoftimi i policisë :
Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.
Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
