Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, rreth orës 12:55, ku një pushues është mbytur duke u larë në det. Mendohet se shtetasi i mbytur është rreth 60vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e vdekjes tragjike dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.
Njoftimi i policisë
“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur,” njofton policia.
