Aktori i humorit, në intervistën që dha në emisionin e mëngjesit në ABC news,tha se kjo punë nuk është për lekë por për pasion.
“Nëse unë deri më sot kam qenë rritur duke krijuar rrënjët nga ‘Portokallia’, në ‘Koshere’ e ndjeva veten në një stad tjetër, isha rritur, që nga roli i moderatorit dhe deri te editorialet e përjavshme. Unë me Altinin e njohim shumë mirë punë e njëri-tjetrit. Jam ndjerë i rritur profesionlaisht. Jam ndjerë shumë komod dhe super i realizuar. Plus me aktorët e rinj me të cilët nuk kisha bashkëpunuar asnjëherë.

Ka pas një kimi mes Besit dhe Jonës që në fillim, edhe me aktorët e rinj ka pas një bashkëpunim si për pjesën e shkrimit të teksteve. Ka qenë një frymë që unë nuk e kam nisur për lekë. Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision”, tha Kallaku.
Aktualisht ai është në ABC, në emisionin Koshere, të krijuar nga ai vetë.
