Lajm i mirë/ Pritja merr fund,Greqia hap kufirin me Shqipërinë. Kakavijë dhe Kapshticë 24 orë në shërbim

Prej ditës së sotme, kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë, të cilët janë të lirë të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis. “Pika kufitare e Kakavijës dhe e Kapshticës nga sot, 01 korrik, do të qëndrojnë të hapura 24 orë.”


Po ashtu është konfirmuar se është hapur edhe pika kufitare e Kapshticës, ku tashmë nuk do të jenë vetëm punëtorët sezonalë që mund të kalojnë nga kjo pikë, por edhe turistët. Ndërsa nga porti i Sarandës që është e vetmja lidhje detare e Shqipërisë dhe Greqisë mësohet se është nisur në orën 16:00 trageti i parë drejt Korfuzit.

Personat që duan të kalojnë kufirin, duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar 24 orë para formularin PFL (protokoll i shtetit grek).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.