Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Selcë të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Sipas raportimeve paraprake, 5 persona janë plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërkohë që dyshohet se drejtuesi i automjetit me targa AA 506 MY ka lënë makinën e tij, tip fuoristradë, të ndaluar, pa frena dore. 27 vjeçari ka zbritur nga mjeti për të marrë diçka në banesë dhe makina e pasiguruar mirë ka lëvizur e ka përfunduar disa metra më poshtë, në një arë, bashkë me njerëzit që kishte brenda. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
