Udha e mbarë, ti brez që plot energji rinore hodhe hapa guximplotë, pa u nxituar, duke u nisur në kohë dhe ia dole! Beteja jote trevjeçare nisur me lotë shqetësimi për të panjohurën, përmbyllet sot nga lotët e zjarrtë të gëzimit dhe fitores. Është ky një çast i jashtëzakonshëm që na bashkon dhe na bën të ndihemi krenarë.
Udha e mbarë, në çdo derë që do të duhet të trokasësh me besimin se ti ke çelsat për të hipotekuar të ardhmen!
Je ti Mbinjeriu i Niçes që nuk do të ndalësh kurrë së kërkuari forca të reja brenda vetes për të triumfuar njësoj si sot mbi pengesa, dështime, frikëra, e po njësoj si sot me tinguj kitare a violine bota të lumturohet bashkë me ty.
Udha e mbarë…



