Pika kufitare e Kapshticës është hapur ditën e sotme. Nga sot, në këtë pikë kufitare do të lejohen të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve dhe jo vetëm punonjësit sezonalë që ishin deri këtë mëngjes.Ende nuk ka detaje sesi do të funksionojë kjo pikë kufitare,pasi hapja ende nuk është bërë zyrtare prej autoriteteve greke.Burime për korcablog.com bëjnë me dije se gjatë orëve në vazhdim pritet të zyrtarizohet lehtësimi i mëtejshëm i lëvizjeve në gjitha pikat e kalimit doganor mes dy vendeve.
E mbyllur prej më tepër se 7 muajsh Kapshtica është një prej pikave më të rëndësishme kufitare me Greqinë përsa i takon lëvizjeve në rajonin juglindor qoftë për import-eksportin apo edhe për udhëtarët dhe mbyllja e saj ,ka shkaktuar kosto të larta financiare.
Ndërsa, pritet të hiqet tavani prej 1500 personash në Kakavijë dhe zgjerimi i orarit nga 07-24,ndoshta mund të vendoset që kjo pikë doganore të funksionojë 24 orë, ndërsa në Qafë Botë pritet të hiqet kuota prej 250 personash dhe të lejohet rinisja e aktiviteti normal të doganës,si për lëvizjen e udhëtarëve edhe për atë të mallrave.
Edhe porti i Sarandës ka marrë dritën jeshile prej autoriteteve greke dhe ka nisur lëvizja e trageteve mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit.
