Turistja Gjermania denoncon 27- vjeçarin shqiptar: “Më përdhunoi”

Një turiste gjermane ka denoncuar një 27-vjeçar shqiptar në policinë greke, se e ka përdhunuar. Mediat greke shkruajnqë se e reja pretendon se shqiptari ka kryer këtë veprim në ishullin grek të Kos-it dhe pikërisht për këtë, ai pritet të dalë në gjykatë.

E reja pretendon se shqiptarin e ka takuar në një lokal, duke vijuar më tej njohjen. Ajo shton se biseda vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe pasi u përshëndetën, ajo tregon se është nisur për në hotel. Sipas saj, shqiptari po e ndiqte e më pas, ai e përdhunoi tek plazhi më i afërt .Nga ana e tjetër 27-vjeçari shqiptar mohon akuzën, duke pretenduar se gruaja gjermane po gënjen.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.