Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Ohër për dialogun e ”Forumit të Prespës”. Ai me të shkuar aty ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.Ndër të tjera ai thotë se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE.
Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat lidhur me negociatat me Bashkimin Europian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Të falenderojmë Zotin që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera?!…U thirrëm nga Papa e BE-së, Merkel dhe u gjetëm të gjithë në një tryezë. Kjo ishte një kthesë, që rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja dhe po ashtu vendosi pengesë para burokracive të Brukselit. Por, nuk është punë e tyre që të zgjidhin problemet tona. Ne bëmë diçka të shkëlqyer, u mblodhëm. Na duhet të shtyrje. Ata janë më të frustruar prej nesh”, u shpreh Rama.
