Surprizon maturantja nga Durrësi/ Mbërrin në mbrëmjen e maturës me “Harley Davidson”

Mbrëmja e maturës është një ngjarje e rëndësishme në jetën e çdo gjimnazisti, prandaj ata përpiqen ta kthejnë atë në një moment të paharrueshëm.Për ta bërë këtë moment mbresëlënës, maturantët e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës kanë zgjedhur të mbërrijnë në lokalin ku do të festonin gjithë natën me motorin e famshëm të filmave hollivudianë Harley Davidson.

Madje, njërin prej tyre e ngiste një vajzë, një gjë pak e pazakontë, pasi dihet që motorët janë preferencë e meshkujve zakonisht. Me një hyrje të tillë, mbrëmja e maturës për këta gjimnazistë nuk kishte sesi të niste më bukur.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.