Sakrifica dhe mund! Askush nuk i kishte parashikuar, por ata janë në finale! Italia e Mancinit, një hap nga… KUPA!

Në Wembley u luajt gjysmëfinalja e EURO 2020 mes Spanjës dhe Italisë, teksa në finale do shkojë Italia. Koha e rregullt u mbyll 1-1, sakaq, as shtesat nuk ia dolën të prodhojnë dot një fitues. Për të parë golin e parë na duhej të prisnim 60 minuta. Chiesa me lëvizjet e tij të zakonshme pozicionohet mirë dhe “tund rrjetën”. 20 minuta më pas, i futur në fushë si zëvëndësues, Morata do vendoste barazspeshën. Gjithçka nis nga këmbët e Olmo, që jep një super assist.Në penallti, më të saktë do tregoheshin Blutë. Nga pika e bardhë do gabonte Locatelli, ndërsa për Iberikët, Olmo dhe Morata.Finalja do të luhet me 11 korrik, ku Italia do përballet me fituesin e Angli-Danimarkë.


FT: ITALI-SPANJË 1-1

Kieza 60′ / Morata 80′

Koha e rregullt nuk mjafton për të përcaktuar finalistin e parë. Ndeshja shkon në shtesa!

https://twitter.com/korcablog/status/1412524131283881988?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1412511153780056065?s=21

PENALLTITË:

9′ Gjuan Zhorzhinj- shënon.

8′ Gjuan Morata- pret Donaruma.

7′ Gjuan Bernardeski- shënon.

6′ Gjuan Alkantara- shënon.

5′ Gjuan Bonuçi- shënon.

4′ Gjuan Moreno-shënon.

3′ Gjuan Beloti- shënon.

2′ Gjuan Dani Olmo- topi shkon mbi traun e portës së Donarumës.

1′ Gjuan Lokateli – pret portieri Unai Simon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.