Emocionet e gjysmëfinales drithëruese janë përjetuar edhe në Tiranë, ku mijëra tifozë e kanë ndjekur përballjen në sheshin “Skënderbej”, duke pritur fitoren e kombëtares së zemrës në “skenën” e improvizuar të “Fan Zone”.
Në fund fati u buzëqeshi të besuarëve të Mançinit, çka ndezi festën edhe në kryeqytetin e Shqipërisë.
Tifozëria ishte e ndarë në dy pjesë. Në sheshin Skëndërbej në Tiranë, stolet ishin mbushur me tifozë, me motive festive. Disa bënin tifo për Spanjën. Disa për Italinë.











