ITALIA NË FINALE, MANCINI:të rimarrim forcën dhe të luajmë finalen tani….

Italia shkon në finale të Euro 2020 pasi mundi Spanjën me shifrat 5-3 me penallti. Në Londër, më 11 korrik, do të jetë ekipi i Mancinit.Finalistja tjetër do të ndahet mes Danimarkës dhe Anglisë, gjysmëfinalja që ende duhet të luhet.

Pas ndeshjes, Roberto Mancini, trajneri axurr, komentoi kualifikimin…


“Këto janë penallti, duhete dhe fati! Lojë shumë e vështirë. Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luajnë shumë mirë. Ne patëm një ndeshje të mirë. Jo si zakonisht, por e dinim se do të duhet të vuanim”.

“Ata na vunë në vështirësi në fillim, atëherë gjetëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë.”

Fitore “alla italiane”?


“Skuadrat e futbollit sulmojnë dhe mbrohen. Ne patëm mundësi të shënonim gola si ata. Ishte një ndeshje midis dy ekipeve të shkëlqyera”

Meritat e Mancini?

“Meritat janë të djemve, por nuk kanë mbaruar ende. Ne duhet të rimarrim forcën dhe të luajmë finalen tani”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.