Anglia shkruan historinë…arrin në finale pas 55-vjetësh dhe sfidon Italinë

Angli-Itali, finalja e madhe e Euro 2020! Skuadra e Southgate kalon me drithërima dhe një episod të diskutueshëm në atë që do të jetë ndeshja e ndeshjeve… Pas 55 vitesh, vjen finalja për “Tre Luanët”, sërish në shtëpi. Anglezët, do të kërkojnë me çdo kusht të çojnë deri në fund misionin e tyre, ku në finalen e 11 korrikut ndaj Italisë, objektivi i vetëm është fitimi i trofeut. Nën moton “Its coming home”, “Luanët”, duken më të etur se kurrë.

Angli-Itali, finalja e madhe e Euro 2020

Përtej pritshmërive të mëdha “Tre Luanët” nuk mundën të shkonin përtej një barazimi 1-1 në kohën e rregullt, ndërkohë që në shtesën e parë gjetën golin e fitores 2-1 me Harry Kane.Ishte një sfidë që dhuroi shumë emocione, me Anglinë me dominuese, por edhe skuadra daneze u mbrojt mjaft mirë, madje me disa sulme të rrezikshme. Kasper Schmeichel ishte më i miri në fushë, por sërish nuk mundi të shmangte dot humbjen, teksa priti edhe 11-metërshin ndaj Kane.

https://twitter.com/korcablog/status/1412887335553978371?s=21

Më pas, Danimarka nuk ka forcë për të gjetur barzimin dhe Anglia është ajo që menaxhon deri në fund.

FT: ANGLI-DANIMARKË 2-1

Kjaer 39′ (autogol), Kejn 104′ / Damsgard 30′

https://twitter.com/korcablog/status/1412892602874138635?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1412893211752812545?s=21

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: Pikford, Uoker, Shou, Stons, Meguajer, Rajs, Filips, Maount, Sterling, Saka, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

DANIMARKA: Shamjkel, Vestergard, Kjaer, Maele, Kristensen, Delanej, Damsgard, Striger, Hojbjerg, Dolberg, Braithuejt, Trajner: K.Hjulmand

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.