Nuk ka vend për panik/ Mjeku Ilir Alimehmeti tregon shenjat që identifikojnë variantin “Delta”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti mbrëmjen e sotme ka folur në lidhje me variantin e ri të Covid “Delta”. Mjeku Alimehmeti ka thënë se ky variant është 40% më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera, por edhe pse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik.

Ndër të tjera, mjeku ka thënë për Euroneës Albania se simptomat kryesore të variantit “Delta” janë :dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët. Gjithashtu, ai tha se personat që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë më të mbrojtur nga variantet e reja.


Like this: