Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 12.00 kryetarët e bashkive të vendit. Ky takim vjen pas arrestimit nga SPAK të kreut të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për korrupsion .Ndërkohë, shefi i SPAK Arben Kraja ka bërë me dije se në ditët në vazhdim nga struktura që ai drejton do të ketë rezultate për abuzimet me tenderat. Aktorë të tjerë publikë janë shprehur se në sitë janë të 61 kryebashkiakët e vendit.
