Arrestimi i kolegëve, mjekët sërish në protestë: Po na bëhet gjyq popullor

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë sërish p rotestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të a rrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19. Ata pretendojnë se a rrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

Mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.

“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në b urg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.


Stroni është shprehur se asnjë prej kritereve që një i akuzuar të mbetet në b urg nuk plotësohet por këto vendime merren sepse drejtësia është në presion.

“Në nenin 228 janë 3 pika, e para të ketë rrezikshmëri sociale. Pika e dytë të prishë provat dhe pika e tretë të largohet nga vendi. Këta mjekë asnjërën prej këtyre kritereve për tu mbajtur në b urg nuk e plotësojnë. Mbajtja e tyre në ‘a rrest me b urg’ është bërë pa prova dhe thjesht në dyshime. Pra, deri sa të marrë vendime Kjo drejtësi është duke shkelur të drejtat e qytetarëve. Ndoshta edhe për shkak të presionit që kanë mbi drejtësinë. Ne dalim vetëm për të qenë solidarë me atë kolegë deri në momentin kur vërteton provat. Sindikata e dënon aktin e mitmarrjes por deri në momentin kur do të ndodhë kjo gjë nuk mund dhe nuk duhet që këta persona të qëndrojnë në b urg. Për momentin po qëndrojnë pa shkak në b urg”, tha mjeku Stroni teksa nënvizoi se vendimi është marrë vetëm mbështetur tek një prove të takimit të familjarit me mjekun.

Sa i përket një deklaratë të mbajtur dje nga mjeku Myftar Torba që justifikoi ‘bakshishet’, Stroni distancohet në emër të të gjithë mjekëve.

“Ne dje kemi lexuar një deklaratë të sindikatës që kemi qenë të gjithë dakord. Pas kësaj dhënia e mendimeve individuale të secilit prej nesh, apo fantazitë e ndryshme, kjo nuk është pjesë e mendimit të të gjithëve. Ju ftoj ta ripostoni këtë lloj deklarate me qëllim që të mos ketë keqinformim të publikut”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.