E trishtë/Policia i shoqëron djalin, biznesmeni pëson infarkt dhe ndërron jetë në spital

Një ngjarje e trishtë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës. Mesohet se biznesmeni Shuaip Sejko, i njohur me pseudonimin “Çapi”, ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti pasi policia i shoqëroi të birin. Policia e Sarandës njoftoi sot në një deklaratë për shtyp se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande.


Shuaip Sejko(Çapi)

Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit. Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat.

Dëshmitarë okularë kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, pronar i një hoteli në qytetin bregdetar. Sapo ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.