Minibusi ra në përrua, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bregas në Gramsh, ku sipas raportimeve një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në perrua. Mësohet se nga aksidenti personi që ka humbur jetën është Ledian Lami 30 vjeç,ndërsa janë 9 pasagjerë të plagosur në aksidentin e frikshëm.Policia, ambulanca dhe forcat e zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.