Tragjike/ I shtrirë në shezlong, gjendet i pajetë doktori 49-vjeçar nga Korça në Radhimë

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotem në një shezlong në Radhimë të Vlorës. Policia njofton se është gjetur i pajetë mjeku Kujtim Shabani, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.