Në Komunën e Deçanit në Kosovë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi me qindra qytetarë janë helmuar. Ka dyshime se më shumë 1.500 qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm, ka thënë drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha. Por, ai ka thënë se të gjithë ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Kemi një hendikep këtu në QKMF meqë 11 mjekë kanë shkuar për specializim dhe kjo na ka vështirësuar organizimin e punës. Ndërsa, disa mjekë të rinj kanë shkuar në vende të huaja. Bëj apel te ata që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të japin kontributin e tyre edhe në kushte pak më të këqija”.
