E pazakontë/ Gruaja me tatuazh fytyrën e Hitlerit shokon pushuesit në plazh

Një grua me tatuazh simbolin e svastikës (nazizmit) dhe fytyrën e Hitlerit ka tmerruar pushuesit në një plazh në Ukrainë. Të gjithë mbetën të shokuar kur gruaja u zhvesh dhe zbuloi tatuazhin e nazizmit në një plazh të Detit të Zi, para dy ditësh.


Fotot gruas së re, ende e paidentifikuar, janë shpërndarë në mënyrë anonime online dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në mbarë botën. Portreti Adolf Hitlerit është parë në dorën e djathtë, ndërsa svastika në anën e majtë të vitheve të saj.

Propaganda pro nazizmit dhe simboleve naziste është e ndaluar dhe konsiderohet si një vepër penale që mbart një dënim maksimal prej 5 vitesh burg në Ukrainë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.