Rrëshkiti në tualet/ Humb jetën 67-vjeçari nga Pogradeci (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit në banesën e tij, konkretisht në tualet. Raportohet se ngjarja në fjalë, ka ndodhur në lagjen numër 4 në qytetin e Pogradecit. Burime bëjnë me dije se viktima Faredin Hoxhalli është gjetur i pajetë nga familjarët.Ambulanca ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të qytetit, ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.