Olivier Giroud është zyrtarisht i Milanit. Sulmuesi i Francës zbarkoi dje Milano për të kryer vizitat paraprake mjekësore dhe kryer procedurat e nevojshme dhe sot vjen konfirmimi zyrtar.
Milani e ka bërë zyrtar transferimin e tij. Ai ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje dy vjeçare ku do të fitojë një shumë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. 34 vjeçari do ta mbajë numrin nëntë në fanellë, i cili më parë ishte i veshur nga Mario Mandzukic.
Ndërkohë, Chelsea do të marrë fillimisht 1 milionë euro në dorë dhe 1 të tjera në varësi të paraqitjeve të sulmuesit.
