Situata pandemike nuk është optimiste në Greqi, ku sipas autoriteteve në shtetin helen 24-orët e fundit janë identifikuar 2,691 raste infektimesh, 11 prej tyre turistë. Në spitalet Covid në shtetin Helen për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, 123 pacientë janë të intubuar në njësitë e kujdesit intensive. Një problem tjetër në Greqi mbetet edhe hyrja në fuqi e vendimit se në bare, restorante dhe clube nate lejohen vetëm personat e vaksinuar apo ata me certifikate imuniteti. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion tek bizneset, sipas mediave greke. Për shkak të kësaj situate në kulmin e sezonit turistik, bizneset i kanë kërkuar qeverisë ta tërheqë këtë vendim që i penalizon.
