Berisha: “Mezi po pres të shkoj në Parlament në shtator!”

Ish-kryeminstri Sali Berisha e konfirmon për herë të parë, ai do të jetë në shtator në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë! Për shpalljen “non-grata” nga Amerika, ai tha se është bërë nga akuzat e miliarderit George Soros.

“Mezi po pres. Mos harroni të nderuar se jam themelues i Parlamentit pluralist”.


Ai u pyet për akuzat që i ka bërë sekretari amerikan i shtetit, Blinken. “Jo Blinken por cilido zyrtar i këtij planeti të paraqesë prova, Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta dhe të drejta, por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë edhe një te dhënë të vetme”, tha ai.

Berisha ka lënë të nënkuptohet se largohet nga skena politike nëse i nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme për akzuat që kanë lëshuar. Gjithashtu, ai i rikujtoi demokratëve se PD është një armatë e fuqishme. “

Jemi një armatë e fuqishme, mjafton të vendosim të përballemi me të gjitha mjetet e ligjshme kundër regjimit më të urryer pas Enver Hoxhës, që ka parë Ballkani dhe Europa”, deklaroi lideri historik i PD-së, duke shtuar se mezi pret shtatorin në Kuvend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.