Nuk ka ndodhur asnjëherë që në tokat e Ishmës në Lushnjë të rriten shalqinj të përmasave të tilla. Pesha e një kokrre arrin 25 kilogramë. I gjithë prodhimi shkon për eksport. Fermerët e tregojnë shalqirin në vendet e Europës Lindore. Për tregun vendas në këto fusha është kultivuar shalqiri pa shartesë kungulli. Fermerët janë të kënaqur me shitjet.Ky vit ka qenë i mbarë për prodhuesit e shalqirit në Myzeqe.
