Ishulli simbol i turizmit ne Greqi në izolim/ Anulohen 75 % e rezervimeve

Greqia po përballet me një rritje të lartë të numrit të të infektuarve me Covid dhe variantin Delta, vetëm pak kohë pasi u lehtësuan masat kufizuese. Gjithashtu Mykonos po provon lockdoën-in e pare lokal si rezultat i shpërthimit te rasteve me covid. Përveç ndalimit te muzikës pas orës 6 të pasdites, në rregullat e reja qe ka shpallur qeveria greke për ketë ishull dhe që do të jenë në fuqi të paktën deri në 26 korrik, ndalohet qarkullimi i njerëzve pas orës 1 te natës deri ne 6 te mëngjesit .


Pamjet dhe fotografitë e para kane treguar rrugët karakteristike te heshtura dhe bosh pas mesnate, aspak te zakonshme për të ashtuquajturën “zemra kosmopolitane” e argëtimit te turisteve. Autoritetet lokale kane reaguar ashpër ndaj vendimit te qeverise, bizneset, po ashtu dhe te punësuarit, pasi behet fjale për një urdhër ne momentin e shpërthimit te sezonit turistik. Nga ana tjetër zyrtaret e qeverise dhe specialistet këmbëngulin se masat e marra ishin te domosdoshme për të ndaluar katërfishimin e infektimeve brenda vetëm pese ditëve.

Vetëm disa ore pas vendimit ka pasur mijëra anulime te rezervimeve për dhjetëditëshin e ardhshëm, qe shkojnë ne masën 75%, një goditje e rende kjo për ketë ishull qe është simboli i turizmit ne Greqi. Madje ka paralajmërime nga autoritetet qeveritare edhe per lockdoën-e te mundshme locale ne disa ishuj te tjerë turistike si Paros, Santorini dhe Kreta ku vihen re rritje te infektimeve sidomos me variacionin Delta.


https://twitter.com/korcablog/status/1416895152417873926?s=21

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.