Ramos fton publikisht Messin te PSG /“ Gjithmonë do të ketë një vend në skuadrën time,10-shi më i mirë” !

Sergio Ramos ka filluar një aventurë të re te Paris Saint-Germain, derisa për 16 vite ka luajtur për Real Madridin. Mbrojtësi andaluzian u transferua te klubi nga Ligue 1 si lojtar i lirë,pasi nuk gjeti mirëkuptim me Los Blancos për rinovim kontrate. Në një intervistë për TNT Sports, Ramos e ka ftuar Lionel Messin te PSG.

“Dua të luaj me lojtarët më të mirë dhe Messi është njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll. “E kam thënë gjithmonë se Messi gjithmonë do të ketë vend në skuadrën time. 10-sh i mirë”.

Argjentinasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, mirëpo duket se përfundimisht do të qëndrojë në Camp Nou.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.