Esmerald Xhafa, 27 vjeç, me origjinë shqiptare është a rrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Xhafa la automjetin në rrugë dhe ecin në këmbë në një fushë në anë të autostradës. Policia e ndoqi për disa orë me helikopter.
Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë k anabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve. Ai fillimisht mohoi akuzat e policisë por më pas gjykata e dënoi për të dyja akuzat, atë të kultivimit dhe trafikut të lëndës n arkotike. Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij.
“Dhe, për këtë arsye, u gjend në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë me një bandë të organizuar-k riminale,” shtoi z. Moran.
