Debutimi si në ëndrra, edhe pse thjesht miqësore… Rey Manaj e kishte pritur këtë moment mjaft gjatë dhe më në fund ka shpërthyer, duke shënuar plot 3 gola. Sulmuesi shqiptar luajti që në pjesën e dytë ndaj Gimnastic Tarragona dhe la gjurmë më shumë se kushdo.
A 🚀 of a finish from Rey Manaj for Barcelona's first goal of pre-season! 🔥pic.twitter.com/KqkBG0v8bC
— GOAL (@goal) July 21, 2021
Më pak se çerek ore lojë iu desh të gjejë golin e parë,më pas shënoi edhe të dytin në minutën e 86, duke çuar shifrat në 3-0.
Jo vetëm kaq sepse në fund Barcelona fitoi edhe një penallti, të cilën Koeman ia la lushnjarit përsipër dhe ai si gjithmonë nuk gaboi, por plotësoi trigolëshin dhe merr topin e ndeshjes në shtëpi sonte, pas fitores 4-0 të katalanasve.
https://twitter.com/Radioestadio/status/1417922524697006084?s=20
