Një 85-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në Divjakë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”. Policia njofton se shtetasi me iniciale K.K., 50 vjeç udhëtonte me motor ka përplasur 85-vjeçarin me iniciale P.Rr. që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë i moshuari ndërsa 50-vjeçari u arrestua.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
