Nxori nga deti trupin e pajetë të 26-vjeçares që vrau i dashuri në ishullin grek, flet shqiptari: U hodha menjëherë në det për ta ndihmuar….

Trupin e pajetë të Garifalias, vajzës që vrau i dashuri pasi e hodhi në det nga një lartësi e madhe, e nxorën 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar i cili jeton në ishullin ku kishte vendosur të pushtonte çifti.Duke folur për mediat greke, Dashamir Pura, tha se teksa po shkonte për në punë, pa shumë njerëz të grumbulluar tek vendi ku ndodhi ngjarja, pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë u hodh në det për ta ndihmuar vajzën, por ishte shumë vonë.

Pashë të mbledhur shumë njerëz. U afrova dhe pyeta se çfarë kishte ndodhur fillimisht më thanë se kishte rënë një makinë në det dhe se kishte një viktimë. Nga sipër dukej sikur vajza ishte gjallë. Direkt zbrita poshtë për ta ndihmuar. U hodha në det me dy persona të tjerë, sepse vetëm një nuk do të mund ta tërhiqte. Sapo e nxorëm në breg erdhi doktori i zonës, i cili pavarësisht përpjekjeve për ta risjellë në jetë nuk ia doli. Vajza kishte vdekur. Prita aty derisa erdhi anija për ta marrë.”, tha ai.

Ndërsa një tjetër dëshmitar amerikan ka treguar si e pikasi trupin teksa ndodhej me vajzën e tij teksa dallgët e ledhatonin dhe e lëkundnin sa andej-këndej.Christian Koziol i cili ndodhej në Folegandros për pushime, më 16 korrik pa me gruan dhe vajzën e tij trupin e pajetë 26-vjeçares pak pasi ishte vrarë nga Dimitris Vergos.Vajza e tij e vogël ishte ajo që vuri re e para trupin e pajetë të 26-vjeçares në det, dhe më pas njoftuan për ndihmë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.