Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid mesa duket nuk është pritur mirë nga grekët. Mbrëmjen e sotme një grup qytetarësh marshuan në rrugët e Athinës dhe përballë parlamentit duke protestuar ndaj planit të qeverisë. Fillimisht protesta nisi e qetë, por më pas agravoi deri në përdorimin e molotovit nga ana e qytetarëve kundër efektivëve të policisë. Më pas policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe gjithçka u mbyll pa incidente apo të lënduar. Kutojmë se qeveria greke vendosi vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori qytetarësh për shkak të frikës ndaj variantit “Delta” të Covid.

