Antidroga” ka zhvilluar sot një operacion, në zonën e “Varrit të Bomit”. Mësohet se në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa një tjetër është larguar me shpejtësi, me një automjet tip “Benz”. Nga pamjet e publikuara në media, dallohet se shoferi nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar. Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”. Gjate ketij operacioni policët shtrijnë përtokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej aty rastesisht dhe po filmonte aksionin. Mesohet se agjentet ne terren nuk e njihnin gazetarin.
https://twitter.com/korcablog/status/1420020399136546824?s=21
https://twitter.com/korcablog/status/1420021859790249986?s=21
