Vrau shokun tek “5 maji” në Tiranë, Apeli nxjerr nga burgu dhe “çon” në shtëpi Marius Demën

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë të Marius Demës, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në zonën e “5 majit” në kryeqytet pak muaj më parë. Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën arrest me burg ndërsa Apeli e ndryshoi në arrest shtëpie. Nuk dihen ende arsyet se pse gjykata vendosi të lirojë nga burgu Marius Demën. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 Maj të këtij viti në rrugën “5 maji” në kryeqytet.

Marjus Dema dhe Mehmet Qema kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e ngjarjes ata sëbashku me disa persona të tjerë kanë qenë të ulur në ambientet e një lokali. E cilësuar si ngjarje aksidentale, Marjus Dema drejtoi armën nga Qema dhe e ka qëlluar me një plumb në gjoks. Pavarësisht se e dërguan pranë QSUT-së, Qema nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.


https://twitter.com/korcablog/status/1392040921773101058?s=21

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.