Këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe familja e saj, duket se kanë ndërmend të pushojnë gjatë në Shqipëri, pasi pas vizitës në Tiranë, ata janë zhvendosur në jug. Së fundmi në rrjetet sociale djali i kryeministrit Gregor Rama ka publikuar një foto me këngëtaren Lipa nga brigjet e bregdetit në jug, në Kep Merli.
“Kemi mundsi dhe per me mire @dualipa”, shkruan Rama. Me siguri familja Lipa janë duke shijuar disa pushime të paharruara buzë Jonit, në statusin e të ftuarve specialë të familjes kryeministrore.Siç shihet dhe nga fotot, Dua shfaqet pa make-up dhe natyrale, teksa shijon pushimet me familjen e saj të madhe.
https://www.instagram.com/p/CR3x7uejdnD/?utm_medium=copy_link
