Shpërthim i Delta-s” shton ankthin në ishujt e të pasurve në Greqi / Një hap larg mbylljes

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin se ishujt Mykonos dhe Ios janë vetëm një hap larg bllokimit për shkak të përhapjes së variantit Delta të Covid. Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardalias u kërkoi autoriteteve lokale, turistëve dhe mekanizmave të kontrollit të tregojnë më shumë kujdes për zbatimin dhe kontrollin e rreptë në lidhje me masat e mbrojtjes personale dhe funksionin e rregullave për distancimin social, veçanërisht në zonat me shumë njerëz.


Ai u shpreh se kontrollet në këto zona do të vazhdojnë me ritëm intensiv duke shtuar forcim të mekanizmave të kontrollit. Ndër të tjera, Hardalias theksoi se ekziston një shqetësim i madh pas shpërthimit të rasteve ne Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos. Nënsekretari i Mbrojtjes Civile njoftoi gjithashtu se Selaniku, Halkidiki, Xanthi, Florina, Evia dhe Tinos, si dhe komunat e Spetses, Sfakion dhe Chios janë duke shkuar drejt zonave “portokalli”.Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sugjerimin e CDC -së amerikane për përdorimin e maskave brenda dhe nga njerëzit e vaksinuar, Hardalias deklaroi:

“Imazhet që shoh atje më bëjnë të trishtohem. Sigurisht, mbajtja e maskës do të zbatohet për të gjithë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Sidoqoftë, të pavaksinuarit luajnë me jetën e tyre dhe, për fat të keq, luajnë me jetën e të tjerëve”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.