Kim del nga Pd: “Do ishte një ironi historike dhe tragjike nëse partia do hante bar për hatër të një deputeti”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu. Ambasadorja amerikane tha se është një lajm i mirë që PD do të rikthehet në Parlament në shtator, ndërsa shtoi se është me rëndësi që PS të ngrihet mbi interesat partiake. Duke iu referuar në fjalën e saj për gazetarët tërthorazi vendimit të DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili u shpall familjarisht person non grata, Yuri Kim, tha se do të ishte “një ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.


Deklarata e Yuri Kim:

“Do ishte një ironi historike e tragjike nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj.Në fakt shpresa jonë është që partitë të bëjnë prpara që bashkëpunimi ynë të ecë përpara, e ardhjma është në pritje të kësaj. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë.

“Pata një diskutim shumë të mirë me kryetarin e PD Lulzim Basha sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Gjithashtu folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Është lajm i mirë që PD do të kthehet në Kuvend në muajin shtator. Kuptojmë që partia dhe të tjerë kanë shqetësime për zgjedhjet e 25 prillit, por këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e ODIHR-it. Do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë që të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-të të mbështesin këto përpjekje. Ndërsa PD do rikthehet në Kuvend, është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Gjithashtu dëshiroj të theksoj rëndësinë që ndërsa kryetarët e partive do futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë”, tha Yuri Kim.

Dhe shpresoj që njerëzit do kenë mundësi të shplodhen gjatë muajit gusht e të rikthehen të fresket e të ripërtërirë për atë që ka e ardhmja”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.