Dua Lipa nuk po i ndahet Shqipërisë! Këngëtarja prej disa ditësh ndodhet në vendin tonë, së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë, ndërsa duket se po shijon edhe pushimet, në jug të Shqipërisë. Në videon e publikuar së fundmi ajo shihet duke u hedhur në det nga jahti luksoz, dorë për dore me të dashurin, ndërsa dëgjohet teksa flet shqip “Kristina na inçizo”.
https://twitter.com/korcablog/status/1421094453540962308?s=21
https://www.instagram.com/p/CR8p6Ljsc0i/?utm_medium=copy_link
