Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, në rrugën “Besëlidhja”. Burime policore bëjnë me dije se mejti me drejtues F.P ka aksidentuar një këmbësor me iniciale P.P, 19-vjeç. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:30, në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë, mjeti me drejtues F. P ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” – thuhet në deklaratën shterpë të policisë.
