Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar pasditen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, ku situata nga zjarret paraqitet mjaft kritike, ku është regjistruar një viktimë dhe një e plagosur. Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës.Ai u ka bërë thirrje të gjithe baorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të mos rezistojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar.
“Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Kemi një humbje jete. Pra me pak fjalë duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshatrat”– u shpreh Peleshi.
Peleshi tha se të gjitha forcat ajrore, zjarrfikëse do të përqëndrohen në fshatrat e Gjirokastërës pasi zjarri në Llogara është vënë nën kontroll.
Ne do të bëjme çdo gjë edhe me forcat ajrore pasi zjarret në Llogara janë vënë nën kontroll. Do të përqëndrojmë të gjitha forcat njerëzore, ajrore për të bërë më të mirë”– tha ministri.
