Del jashtë kontrolli zjarri në Greqi, bllokohen disa banorë dhe zjarrfikës. Kryeministri Mitsotakis niset me urgjencë drejt zonës së rrezikut

Pamje tronditëse nga Greqia, ku zjarret kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa flakë deri në 20 metra të larta po djegin gjithçka gjejnë përpara. Në zonë e Varybobi janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme. Një operacion shpëtimi me helikopter ruse Beriev 200 është ngritur për momentin të cilët po bëjnë të mundur largimin e tyre nga zona e rrezikut. ERT foli edhe për të bllokuarit, duke transmetuar se ata janë në vende të shpërndara ku janë pranë flakëve. Autoritetet arritën të largojnë tre persona ndërsa përpiqeshin të bënin të njëjtën gjë për një grua. Flakët kanë bllokuar sërish qarkullimin nga Athinë-Lamia.Ndërkohë menjëherë pas kësaj situatë kryeministri Kyriakos Mitsotakis po udhëton drejt zonës së rrezikut për të marrë pjesë në planifikimin e reagimit ndaj zjarrit të madh që po digjet në Varybobi.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.