Greqia është lekundur sërish sot nga një tërmet i fortë. Tërmeti ishte me magnitudë 5.0 i shkallës Rihter. Sipas Emsc lëkundjet ishin të përqëndruara në zonën detare, 27 kilometra në perëndim në jugperëndim të Tilos, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Dridhja sizmike, u regjistrua, në orën 14:38. Ditët e fundit në zonë ka një aktivitet intensiv sizmik që kishte shqetësuar banorët.



