Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po shijon lidhjen e dashurisë me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.Dyshja nuk hezitojnë të shprehin publikisht dashurinë e tyre duke postuar vazhdimisht foto në krahët e njëri-tjetrit.Së fundmi partneri italian ka postuar një foto me bukuroshen Sulejmani, ndërsa i ka kushtuar disa vargje të një kënge italiane.

Ai ka publikuar një foto ku shihen bashkë në rrjete sociale dhe shkruan vargjet e një kënge të njohur italiane, të titulluar Favola.
“Tani do t’ju tregoj një histori që, Do ta keni të vështirë ta besoni, Sepse bëhet fjalë për një princeshë,Dhe i një kalorësi i cili, Duke hipur në kalin e tij të bardhë
Ai hyri në pyll, Duke kërkuar për një ndjenjë, Që të gjithë e quanin dashuri ”, Përrallë…”, ishin vargjet qe zgjodhi Alessandro per te pershkruar dashurine me Erjona Sulejmanin,
https://www.instagram.com/p/CSH_Sq4Khu-/?utm_medium=copy_link
Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian.
32-vjeçari Alessandro Basciano gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.
https://www.instagram.com/p/CQ4Gl5ShkMN/?utm_medium=copy_link
