LAJMI I MIRË:“Kalimashi pushtohet nga reshjet pas zjarreve, breshëri shkakton kaos në Rrugën e Kombit

Veriu i Shqipërisë është pushtuar nga reshjet e shiut dhe breshërit. Pas zjarreve të frikshme pasditen e sotme në zonën pranë Tunelit të Kalimashit ka pasur reshje të shumta shiu e breshëri,i cili ka shkaktuar kaos në lëvizjen e makinave në Rrugën e Kombit. Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive. Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike prej ditësh. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.